Cristiano Ronaldo harron “siuuu”, festa e veçantë “bëri lëmsh” rrjetet sociale

4 Janar 2021
12:26
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje speciale për Cristiano Ronaldon, i cili edhe një herë e “rimorkioi” Juventusin, duke u shkëputur edhe nga Lukaku si shënuesi më i mirë. Por, mbi të gjitha, ishte një mënyrë festimi i golave, që shkaktoi diskutime. Pas golit të parë, në fakt, Ronaldo, këtë herë nuk prodhoi kërcimin klasik me shumë ‘siuuu’, por u përpoq të formonte një shkronjë të alfabetit, duke kryqëzuar duart (ishte G, për Georgina, sikurse u dekriptua më pas).

Menjëherë, në mediat sociale u bë përpjekje për ta interpretuar ngazëllimin e veçantë të CR7, për të kuptuar se kujt ia kishte dedikuar portugezi “rrjetën”. Mendimi i parë shkoi te djali i tij, Cristiano junior, i ngacmuar nga babai ditët e fundit për shkak të një diete jo shumë korrekte për ata që duan të jenë futbollistë.

Sidoqoftë, pas disa orësh, vetë Cristiano Ronaldo mendoi të shuante çdo dyshim, duke postuar një “history” me foton e festës dhe etiketën e partneres së tij, ndërsa Georgina Rodriguez bëri të njëjtën gjë në llogarinë e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit