“Cristiano Ronaldo, një kanibal si unë. Çfarë gabimi i madh!”

16 Janar 2021
21:56
Denis Hakanaj
back button

Para Cristiano Ronaldo-s, në Madrid golat i shënonte Hugo Sanchez.

Ai është një nga të paktit që mund të thotë se ka shënuar me vazhdimësi si me fanellën e Los Blancos, ashtu edhe me atë të Atletivo Madrid.

Megjithatë, zemra e tij ka mbetur te Real-i. Dhe te një sulmues portugez, i larguar tashmë nga Bernabeu, tek i cili meksikani shikon shumë nga vetja e tij.

Këtë e ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për AS.

“Cristiano te Real më kujtonte veten, me gjuajtjet e tij, lëvizjet, fiksimin për golin. Ishte si unë” ka thënë Sanchez.

“Nëse gaboja një gol, zemërohesha dhe pyesja veten si kisha gabuar. Çdo ditë stërvitesha vetëm dhe studioja  videot e mia për të kuptuar se ku kisha gabuar. Cristiano ishte një kanibal, një vrasës. Çfarë gabimi që e lanë të largohej!”.

“Historikisht, lojtari më i vështirë për t’u gjetur është golashënuesi. Që është edhe lojtari që kushtin më shumë. Gjërat nuk janë më si më parë, ka një mungesë golashënuesish të mëdhenj, lojtarësh që garantojnë gjithmonë një numër të madh golash. Janë Lewandowski, Kane…dhe shumë pak të tjerë”.

Dhe si CR7…ka vetëm një!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit