Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tjetër rekord për portugezin (Video)

10 Tetor 2021
12:32
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo, në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Katarit, miqësore e zhvilluar në Portugali, ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në një kombëtare europiane.

CR7 e ka veshur për herën e 181-të fanellën e Portugalisë, duke kaluar Sergio Ramos. Ish-ylli i Juventus-it ka zhbllokuar ndeshjen me penallti.

Ka qenë goli i 112-të me fanellën e kombëtares luzitane, me CR7 që ka përmirësuar rekordin botëror të numrit të golave të një lojtari me kombëtaren, të cilin e kishte thyer muajin e kaluar kundër Irlandës.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Ali Dei-t me 109 gola.

Aktualisht në vendin e  dytë të Grupit A në fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2022, me 13 pikë, Portugalia do të kërkojë të rimarrë kreun kundër Luksemburgut të martën në mbrëmje.

Serbia është ngjitur në vendin e parë pas fitores 1-0 kundër Luksemburgut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit