“Cristiano Ronaldo? Tek United duhet të heshtin dhe ta dëgjojnë”

21 Janar 2022
16:59
Denis Hakanaj
back button

Në Angli flitet vetëm për Cristiano Ronaldo-n.

Në rrjetet sociale, pas pakënaqësisë së shprehur nga portugezi me trajnerin Rangnick për zëvendësimin në ndeshjen e fundit kundër Brentford, kanë qenë të shumtë ata që kanë dhënë mendimin e tyre.

Në listën e gjatë të opinioneve i është shtuar edhe ai i Louis Saha, ish-sulmues i Manchester United mes 2004-ës dhe 2008-ës.

“Të tjerët duhet ta dëgjojnë dhe të heshtin. Nëse ka një lojtar që ka të drejtën të thotë fjalën e tij, ai është pikërisht Cristiano. Shumë nga këta të rinj nuk kanë lënë akoma shenjë dhe nuk kanë treguar asgjë”, ka thënë Saha.

“Çfarë kanë fituar? Nuk them ta shikojnë si Zot, por do të mbahet mend si një nga më të mirë në botë. Ai i thotë gjithë këto gjëra për të ndihmuar shokët e skuadrës që të përmirësohen.

“Ka dëshirë të fitojë trofe, kështu që duhet të dëgjohet. Lojtarët duhet të përqendrohen te stërvitja, të përmirësohen javë pas jave duke qenë të përulur dhe duke punuar shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit