Crouch: Kam vënë bast për Salah, por Cristiano…

15 Shtator 2021
15:34
Denis Hakanaj
back button

Kthimi i Cristiano Ronaldo-s te Manchester United mund t’i kushtojë një shumë para Peter Crouch.

“Kam vënë një bast me një mik, një tifoz të Manchester United”, ka thënë ish-sulmuesi për Daily Mail.

“Kam vënë bast se Mohamed Salah do të shënojë më shumë gola se Cristiano në këtë sezon. Por pasi kam parë debutimin e tij me Newcastle, jam i shqetësuar dhe kam frikë se portofoli është në rrezik…”.

Anglezi ka kujtuar edhe të kaluarën:

“Shumë kohë më parë, Rio Ferdinand dhe Wayne Rooney më kanë thënë se ishin të bindur se CR7 do të bëhej më i miri në botë. Kanë qeshur, por e dinin se kishte një vendosmëri të pabesueshme. Messi është një dhuratë e Zotit, por kemi arritur në pikën që të gjitha rekordet po thyhen nga Ronaldo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit