Crouch zgjedh trajnerin e ardhshëm të Newcastle dhe Liverpool

19 Tetor 2021
15:12
Denis Hakanaj
back button

Peter Crouch nuk ka dyshime mbi të ardhmen e Steven Gerrard.

Ish-sulmuesi ka folur për ish-kapitenin e Liverpool, tani trajner i Rangers, në rubrikën e tij te Daily Mail.

“Kam shumë respekt për Gerrard. Kam luajtur me të te Liverpool dhe ai ishte një lider i padiskutueshëm. Besoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Rangers. Mendoj se Newcastle duhet të mendojë për të. Do të bënte të njëjtën punë që ka bërë në Skoci, por me ndryshimin se te Newcastle do të kishte një buxhet më të mirë”, ka shkruar Crouch.

Në fillim Newcastle dhe më pas, Liverpool:

“Nga Newcastle mund ta shohim te Liverpool. Nuk mund të jetë ndryshe. Jurgen Klopp nuk do të jetë përgjithmonë aty. Gerrard mund ta drejtojë klubin për 10 vite dhe të bëhet një legjendë akoma më e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit