CSKA Moskë kampion i Europës në basketboll për meshkuj

20 Maj 2019
8:45
Telesport
back button

Skuadra e CSKA Moskë u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj, pas fitores 91-83 ndaj turqve të Anadolu Efes në finalen e Euroleague të zhvilluar në Spanjë. Një ndeshje e ekuilibruar, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Vendimtare minutat e fundit të ndeshjes, me rusët që u treguan më të saktë dhe e merituan fitoren.

Basketbollisti i CSKA-së, Will Clyburn, me 20 pikët e realizuara në finale u shpall MVP i takimit. Po 20 pikë për skuadrën ruse realizoi edhe Higgins, mbështetur edhe nga De Colo me 15 pikë. Gjithsesi, shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Shane Larkin e Anadolu Efes, me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Euroleague – Finale Four

Fenerbahce – Anadolu Efes, 73-92

Real Madrid – CSKA Moskë, 90-95

Euroleague – Vendet 3-4

Fenerbahce – Real Madrid, 75-94

Euroleague – Finale

Anadolu Efes – CSKA Moskë, 83-91

Lajme të tjera

Lajmet e fundit