ÇUDI: Bundesliga gjobit Sanchon dhe Akanjin, arsyeja është qesharake!

5 Qershor 2020
16:59
Eraldo Harlicaj
back button

Bundesliga ka gjobitur dy futbollistët e Dortmundit, Manuel Akanji dhe Jadon Sancho. Të dy janë dënuar nga drejtuesit e kampionatit, pasi kanë prerë flokët në shtëpinë e tyre. Sancho dhe Akanji u shfaqën me model të ri flokësh në ndeshjen e fundit të verdhezinjëve.

Një sjellje e tillë është në kundërshti me rregullat e vendosura nga Bundesliga për protokollin e lojtarëve për shkak të COVID-19. Drejtuesit e klubit u kanë tërhequr veshin lojtarëve të tyre për të respektuar rregullat e COVID-19.

Futbollistët kanë të drejtë të ankimojnë për 5 ditë, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë. Rregullat e reja janë të forta, por dhe pak absurde për futbollistët. Bundesliga ishte kampionati i parë që mori guximin të rikthehej në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit