ÇUDI: Disiplina s’fal as për miqësore, Tirana humb dy titullarë!

31 Tetor 2020
18:56
Eraldo Harlicaj
back button

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar vendimet e fundit për ekipet e Superiores bazuar në miqësoret e luajtura. Dy titullarët e Tiranës, Idriz Batha dhe Agustin Torasa, janë dënuar me 4 ndeshje pezullim për gjeste anti-sportive.

Fat të njëjtë ka patur dhe lojtari i Bylisit, Abiodun Lawal, që ka goditur me shkelm kundërshtarin. Torassa dhe Batha kanë patur sjellje të keqe me gjyqtarin e sfidës.

Vendimet e plota: 

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit