Çudi në Zvicër, ekipi i shqiptarëve e mbyll me ekipin U-21 / Ka akuza

13 Korrik 2020
15:48
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk do të ketë asnjë tolerim për Zurich-un, pavarësisht se e kanë të gjithë ekipin në karantinë. Mirlind Kryeziu u konfirmua me COVID-19, ndërsa ka rrezik që dhe lojtarët e tjerë të jenë të prekur.

Drejtuesit kanë vendosur që gjithë skuadra të futet në karantinë, ndërsa dy ndeshjet e fundit ndaj Baselit dhe Young Boys do të luhen me ekipin U-21. Një vendim ky që i jep mundësi kampionatit zviceran të mbarojë në kohë.

Zurich nuk ka asnjë objektiv të mbetur, pasi nuk rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa në krahun tjetër nuk e arrin dot Europën. St.Gallen po lufton me Young Boys për fitimin e titullit kampion dhe mendon se skuadra e tyre rivale po favorizohet duke qenë se do të luhet kundër tyre me të rinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit