ÇUDI: PSG kërkon “të kristaltin” e Juves, italianët gati ta lënë falas

21 Shtator 2020
19:54
Eraldo Harlicaj
back button

PSG ka hedhur sytë drejt Sami Khedirës. Mesfushori gjerman ka zgjuar interesin e kampionëve të Francës dhe mund të jetë një alternativë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel.

Një lëvizje e çuditshme e drejtorit Leonardo që mund të marrë dhe falas “të kristaltin” e Juventusit. Klubi italian është gati që ta lërë falas mesfushorin turko-gjerman sepse nuk e ka në plane.

Francezët nga krahu tjetër mund të marrin një futbollist me eksperiencë dhe me pak shpenzime. Drejtuesit e PSG kanë kërkuar prej kohësh një lojtar për mesfushën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit