Çudia më e madhe 3 ditë zgjat, Disiplina harron vendimin e mbyll çështjen!

16 Maj 2019
14:00
Eraldo Harlicaj
back button

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit na ka dhuruar shpesh herë vendime qesharake dhe të pakuptimta. Vendimet e KDS-së që apelohen nga vetë Komisioni i Disiplinës dhe të njëjtët anëtarë, rrëzimin e ekipeve të moshave nga Kategoria e Parë për të luajtur një Kategori më poshtë, kur nuk ekziston një nivel poshtë së parës për moshat e së fundmi, më 2 maj mori vendim për hetimin e përplasjes mes Bathës dhe Radasit në Vlorë. 

Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC Flamurtari, Idriz Bathës dhe lojtarit të KF Skënderbeu, Marko Radas”, – shkruhej në pikën 24 të atyre vendimeve. Kanë kaluar dy javë dhe Batha e Radasi luajnë rregullisht. Disiplina ende nuk e ka hetuar e duket se është një çështje që është lënë në heshtje. 

Jetojmë në Shqipëri dhe çudia më e madhe 3 ditë zgjat, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe me arsyetimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me vendimet e marra nga vetë ky Komision!  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit