Çudia zgjat 61 minuta, pastaj Reali bën Realin! La Liga nis me perlën e David Alaba (PAMJET)

14 Gusht 2022
23:57
Telesport
back button

Real Madrid e ka nisur sezonin e ri ashtu si e kishte mbyllur te vjetrin, si fitimtar, teksa pasi beri te tijen Superkupen e Europes ndaj Frankfurt, sonte mundi me permbysje ekipin e sapopromovuar ne La Liga, Almeria.

Vendasit ishin agresive dhe qe ne minutat e para gjeten rrjeten e avantazhit me Ramazani, qe i shpetoi mbulimit te Rudiger dhe gjeti rrjeten duke bere me pas festim me nje saltro qe ndezi stadiumin me brohorima.

Reali mori ne dore lojen dhe nisi te shtonte sulmet por duhej pjesa e dyte per te sjelle brenda 14 mintuash dy gola. Aksion i tejzgjatur nga Vinicius qe tenton kuadratin topi kthehet dhe pas nje sere perplasjesh perfundon te Vazquez qe nuk fal.

VIDEO (GOLI I VASQUEZ)

Me pas, nje goditje denimi kthehet ne rast per tu shfrytezuar dhe specialisti Alaba ne pozicion te priret per te majten leshon nje trajektore te paarritshme teksa portieri i Almerias thjesht sa sheh topin me sy duke u ulur pak…

VIDEO (GOLI I ALABA)

Tri piket e para per djemte e Ancelottit, qe edhe kete sezon duan te fitojne gjithcka ashtu si vjet, sic ka thene edhe Carlo Ancelotti ne analizen e tij perpara ndeshjes. Dhe kur je ne Madrid, uria sa vjen e shtohet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit