Çudira shqiptare! Trajneri i Tiranës iku 10 minuta përpara ndeshjes, presidenti: Nuk marr trajner opinionist në tv!

25 Janar 2021
17:03
Telesport
back button

Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Tiranës dhe ndarja ndodhi disa minuta përpara ndeshjes Tirana-Laçi dhe këtë e ka shprehur edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili. Pas ndeshjes së humbur, kreu i bardhebluve foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:

“Kjo është humbje që dhemb. Për trajnerin kam vendosur të flasë ai përpara. Do i merrni sqarimet nga ai. Kur kam folur unë përpara më ka rënë keq. Do e shpjegojë ai më mirë, e keni koleg edhe te Supersport dhe te ABC. Kam besim se do thotë të vërtetën.

Na kanë kushtëzuar rezultatet. Largohemi nga objektivi dhe tani është thuajse e pamundur. Forcën e shoh te çunat dhe në ditët në vazhdim do bëjmë maksimumin. Nuk ka kthim pas, ai do ju thotë të vërtetën. Unë nuk pendohem, kur gjërat nuk shkojnë mirë bëjmë ndryshimin dhe ecim para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit