Çudirat e Superiores, mesfushori i Zvicrës U17 përfundon te Laçi!

20 Prill 2019
15:43
back button

Kanë mbetur vetëm pak javë nga mbyllja e kampionatit, tensioni është maksimal për kreun dhe fundin e tabelës, por Laçi ka kohë edhe për merkato.

Në ndeshjen e sotme kundër Skënderbeut skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova do të kenë në stol edhe një mesfushor të ri, 20-vjeçarin Baris Cagras.

Me sa duket, djaloshi me origjinë turke është bërë pjesë e kurbinasve me kohë, por vetëm tani është bashkuar fizikisht dhe Starova e ka konsideruar gati për ta përfshirë në ekip.

Në vitin 2016 Cagras ka luajtur disa ndeshje me Zvicrën U17, sepse ka lindur në Wettingen, por pas disa vitesh nëpër ekipet e të rinjve në disa klube në Zyrih, Grasshoppers e la të lirë në fillim të këtij viti dhe Cagras është tashmë pjesë e Laçit.

Natyrisht, duke qenë se FSHF është një organizatë gjysmake, ku shumë gjëra nuk funksionojnë fare, askush nuk e merr mundimin të publikojë ndonjë listë federimesh, ndaj askush nuk e vërteton dot nëse Cagras është regjistruar në janar, apo sot, para ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit