Çuditë e merkatos, kur City nuk e bleu Van Dijk për faj të… Inter-it

31 Janar 2023
16:15
Denis Hakanaj
back button

Virgil van Dijk është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe humbi mundësinë për të fituar Topin e Artë 2019 për një grusht votash, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Liverpool-in.

Qendërmbrojtësi i Klopp, ashtu si skuadra e tij, po përjeton një kampionat shumë të komplikuar pasi ka qenë i rëndësishëm në fitimin e Champions League dhe gjithashtu për atë të sezonit pasardhës në Premier League, që i lejoi Të Kuqtë të kthehen në fitimin e titullit pas tre dekadash.

Dhe të mendosh se ai mund të kishte luajtur për rivalët e klubit të tij, kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City. Nëse nuk e bëri, është faji i Inter-it.

Një histori e çuditshme, e rrëfyer pak kohë më parë për Open Goal nga Ronny Deila, aktualisht trajner i Standard Liège, por që deri pak muaj më parë drejtonte New York City, një skuadër në grupin e drejtuar nga Mansour.

Në vitin 2015, norvegjezi ia ka sinjalizuar Van Dijk-in (te Celtic në atë kohë) në kompaninë mëmë, por pati një vështirësi të paparashikuar… “A kam kontaktuar me City-n? Sigurisht! Unë u thashë atyre ‘duhet ta merrni’, por ata u përgjigjën ‘ok, na trego ndeshjen më të mirë që ka luajtur në kupat europiane dhe ne do ta shikojmë’.

“Dhe nuk mund t’i tregoja një, sepse Virgil nuk kishte luajtur shumë mirë në kupa deri në atë pikë. Në Skoci ai ishte absolutisht dominues, por për shembull kundër Inter-it ai ishte ndëshkuar me karton të kuq. Kjo ishte një gjë e rëndësishme. Mendoj se po ta kishte luajtur mirë atë ndeshje, do ta kishin blerë”.

Me pak fjalë, për të gjithë është “faji” i Inter-it, që jo vetëm që eliminoi skocezët nga Europa League, por edhe bën që Guardiola të humbasë holandezin, i cili ka përfunduar te Southampton dhe më pas te Liverpool. Faji, shpjegon Delia, një paragjykim ndaj kampionatit skocez, që nuk konsiderohet një kampionat i fortë.

“Unë mendoj se klubet e mëdha mendojnë se futbolli skocez është shumë i nivelit të ulët dhe ata nuk duan të rrezikojnë kur blejnë një lojtar për shumë para. Në kupat evropiane, ata mendojnë se vërtet mund të tregosh se sa i fortë je.

“Për mua, Van Dijk ishte shumë i fortë, por ai ende nuk kishte luajtur një ndeshje shumë, shumë të mirë në Europë”. Diçka që në fund i ka bërë shumë punë Liverpool-it…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit