Cungu flet pas fitores: Dua të fitoj ndaj çdo ekipi, ja kur rikthehet Nwabueze

20 Qershor 2020
19:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, foli pas fitores që skuadra e tij arriti ndaj Kukësit me rezultatin  2-0. Tre pikë shumë të rëndësishme për kuksianët, por dhe për kampionatin, pasi Tirana është 9 pikë para tani.

Fitorja – “Mendoj se për shumë arsye duhet të jem i gëzuar. Natyrshëm që e nisëm si një finale, tentuam të bënim presion lart. Goli i parë na dha një farë qetësie, por duke parë ekipin e Kukësit që ka kualitete, u qetësuam te goli i dytë i shënuar nga Selmani. Kishim dhe mundësi të tjera për të shënuar, por komplimente djemve për atë që dhanë. Pas pandemisë, asnjë ekip shqiptar nuk do e kapë ritmin që duhet. Do të mundohemi t’i mbajmë lojtarët në formë, pasi kemi dhe gjashtë ndeshje shumë të rëndësishme për ne”.

Skema e lojës– “E rëndësishme është që ekipi të gjejë ekuilibrat. Të gjithë që futen në fushën e lojës, tentojnë të japin maksimumin dhe kjo gjë më gëzon. Kemi shumë lojtarë që luajnë në pozicion jo natyrale për shkak të mungesave. Për këtë, dua t’i komplimentoj”.

Nwabueze– “Ka 2-3 javë që del në stërvitje dhe mbetem me shpresën që shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës”.

Kukësi – “Unë nuk e heq asnjëherë mirënjohjen për ekipin e Kukësit. Edhe për Vllazninë, janë vende ku kam punuar, më kanë dashur dhe jam ndjerë shumë mirë. Futbolli i tillë është, tani jam në një ekip tjetër si Laçi dhe jam maksimalisht i fokusuar të bëj më të mirën për këtë ekip. Kur unë dua me gjithë zemër të mund Vllazninë, ekipet tjera janë më poshtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit