Cungu: Kemi një ecuri të mirë, por na duhet diçka më shumë

8 Dhjetor 2019
15:55
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka folur pas fitores bindëse të marrë nga skuadra e tij kundër Flamurarit. Në intervistën e dhë pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai ka thënë: 

“Kemi një ecuri të mirë, por edhe ndeshja e sotme kishte oshilacionet e veta. E kemi falur pjesën e parë? Flamurtari luan lirshëm, sepse nuk ka çfarë të humbasë më”.

“Nuk është se morëm lehtë, ndoshta ka qenë tensioni dhe dëshira për ta marrë fitoren me çdo kusht. Gjithsesi, në futboll nuk merr gjithmonë atë që do. Mbas shënimit të golit, gjithçka ka qenë më e lehtë për ne”.

“Merkato? Jam i kënaqur nga lojtarët, sepse janë shprehur shumë mirë nga momenti që kam ardhur unë, duke bërë lojë bindëse. Megjithatë, duhet bërë gjithçka e mundur për të afruar lojtarë në mënyrë që të përballohet kampionati”.

“Duhet një kontigjent më i plotë, edhe pse nuk është e lehtë të gjesh njerëzit e duhur në janar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit