Cungu mendon për kreun, Nwabueze është lideri i Laçit

2 Nëntor 2019
19:27
back button

Fitorja e bujshme 1-4 ndaj Skënderbeut, e treta radhazi për Laçin në kampionat, ka përforcuar pozitat dhe pretendimet e kurbinasve nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu. Ky i fundit ndalet ndër të tjera edhe tek futbollisti më në formë i skuadrës së tij, e më produktivi në këtë sezon, nigeriani Nwabueze, autor i dy golave në suksesin ndaj korçarëve dhe i plot 11 golave në po aq ndeshje në këtë kampionat.

“Mendoj se djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë, vazhdë e ndeshjeve të fundit. Po arrijmë të shprehemi mirë në fushë. Kjo më bën të ndjehem mirë. 7 gola në 4 javët e fundit, Nwabueze është një futbollist për skuadrën, pasi shërben edhe shokët në krahë. Nëse flasim për sulmues, do të përmendja James, por me tipare të tjera dhe Nwabueze që po rezulton shumë i suksesshëm. Për momentin ky është në vend të parë”, komentoi trajneri i Laccit.

“Arsyeja që Laçi të jetë në vend të parë, është që të futet në fushë me objektivin për të marrë fitoren. Tani nuk ka asnjë lloj justifikimi nga ana e skuadrës dhe futbollsitëve, sa i përket faktorit psikologjik, sepse nuk ka më mirë. Objektivi i radhës është Kukësi dhe të bëjmë të njëjtën gjë, të kërkojmë fitoren dhe 3 pikët”, deklaroi ndwr tw tjera Cungu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit