Cungu: Nuk e kuptoj atë që po ndodh

16 Mars 2019
19:07
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Kukësi, Armando Cungu, nuk e ka fshehur hidhërimin pas humbjes 1-0 të pësuar në fushën e Skënderbeut. 

"Nuk arrij ta kuptoj çfarë po ndodh. Përsëritëm gabimet e bëra kundër Teutës", ka thënë Cungu për "Supersport". 

"Në përgjithësi, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Skënderbeu, me përjashtim të golit, nuk bëri asgjë. Gjithsesi, edhe pse luajtëm më mirë, nuk arritëm të merrnim fitoren. U ndëshkuam nga një gabim". 

"Mungesat? Ndikojnë dhe shumë. Kemi disa javë që luajmë me lojtarët jashtë pozicioneve të tyre. Nuk mund t'i fajësoj lojtarët, por duhet të jemi më të përqendruar në ndeshje të tilla".

"Nëse Partizani fiton nesër, lufta për titull e mbyllur?   E rëndësishme është që ne të japim maksimumin deri në fund. Ne nuk mund të mendojmë a mbyllet kampionati sot, apo jo. Sidoqoftë, kjo humbje nuk duhej", ka përfunduar Cungu. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit