Curry e Durant dhurojnë spektakël për Warriors, Boston “leksion” kryesuesve të Toronto

17 Janar 2019
8:27
Telesport
back button

Golden State konsolidon edhe më shumë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 147-140 ndaj New Orleans, një sfidë mjaft e bukur dhe spektakolare. Madje miqtë nga Orleans ishin shumicën e kohës në avantazh, por në periodën e fundit erdhi përmbysja e skuadrës së Warriors. Curry me 41 pikë e Durant me 30 pikë e 15 rebound ishin dy shënuesit me të mirë për Golden State, ndërsa për miqtë u dallua Davis me 30 pikë e 18 rebound, por që mbetën për statistikë.

Koha shtesë ka qenë fatale për Houston, që u mund 145-42 nga Brooklyn, ndeshje që dhuroi shumë emocione e dramacitet në minutat e fundit. Një tjetër mbrëmje magjike e Harden, me 58 pikë e 10 rebound, por që këtë herë mbetën për statistikë, pasi nuk e evituan dot humbjen. Për Brooklyn 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Dinwiddie që realizoi 32 pikë e 10 asist, ndërkohë që 63 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Humbasin Clippers, që u mundën 129-109 në fushën e tyre nga Utah Jazz (Mitchell 28 pikë).

Fiton ekipi i Boston, që mundi 117-108 Toronton, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Lindje. Edhe pse kanadezët e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Leonard 33 pikë), në 5 minutat erdhi përmbysja e skuadrës së Celtics, ku u dallua Irving me 27 pikë e 18 rebound. Skuadra e San Antonio mposhti 105-101 Dallas në derbin teksan, një sfidë e dueluar deri në fund, me kolektiviteti që ishte arma kryesore e skuadrës së Spurs (6 lojtarë shënuan mbi 12 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Orlando, 120-115

Boston – Toronto, 117-108

Houston – Brooklyn, 142-145

Memphis – Milwaukee, 101-111

Dallas – San Antonio, 101-105

Portland – Cleveland, 129-112

Golden State – New Orleans, 147-140

Clippers – Utah Jazz, 109-129

Lajme të tjera

Lajmet e fundit