Curry “leksion” Lakers, Milwaukee mposht rivalët e Brooklyn

20 Tetor 2021
8:15
Telesport
back button

Ka startuar sot sezoni 2021-2022 në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar që në mbrëmjen hapëse.

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks mposhti 127-104 Brooklyn Nets, sfidë mes dy ekipeve pretendente për titullin këtë sezon. Mungesa e Irving u ndje te Nets, ku më i miri ishte Durant me 32 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë e Harden me 20.

Në kahun tjetër shkëlqeu i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, me 32 pikë e 14 rebound, ndërsa Middleton e Connaughton realizuan nga 20 pikë secili.

Befason Golden State, që mundi 121-114 Lakers jashtë fushe. Vijon kriza e ekipit të Lakers, pa asnjë fitore që nga nisja e fazës përgatitore. Stephen Curry realizoi një “triple double” me 21 pikë, 10 rebound e 10 asist, më i miri në fushë. Vendimtar stoli për miqtë, me 55 pikë.

Për Lakers, LeBron James realizoi 34 pikë e 11 rebound, ndërsa Anthony Davis 33 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Pjesa tjetër e skuadrës ishte thuajs einekzistente në parket.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit