Stephen Curry magjik, Golden State kampion në Perëndim

21 Maj 2019
8:15
Telesport
back button

Për të pestin vit me radhë, skuadra e Golden State shpallet kampione në Konferencën e Perëndimit dhe kualifikohet për në finalet play off të titullit kampion në NBA. Skuadra e Warriors fitoi sot 119-117 ndaj Portland në finalen e katërt të Perëndimit, duke fituar 4-0 serinë.

Triumfi i Golden State në këtë ndeshje të katërt të luajtur në fushën e Portland erdhi pas kohës shtesë. Vendasit shpresuan deri në fund për të fituar takimin dhe rihapur garën për titull, por pa sukses.

Edhe pse Portland u shkëput deri në 17 pikë në periodën e tretë, nuk arriti të fitojë. Meyers ishte më i miri në fushë për vendasit, duke realizuar 30 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Lillard me 28 pikë e McCollum me 26, por që s’mjaftuan për të fituar.

Për kampionët e Golden State u dallua Stephen Curry, që realizoi një “triple double”, autor i 37 pikëve, 13 rebound e 11 asist. Një “triple double” realizoi edhe Green, 18 pikë, 14 rebound e 11 asist, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Toronto, (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off

Golden State – Portland, 119-117 (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit