Curry magjik, Golden State përmbys Dallas dhe udhëheq 2-0 serinë

21 Maj 2022
9:18
Telesport
back button

Ekipi i Golden State fitoi sot 126-117 ndaj Dallas në finalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Fitore e rëndësishme për skuadrën e Warriors, që përmbysi një disavantazh prej 19 pikësh që kishte në mesin e takimit, për të fituar më pas me 9 pikë.

Ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 32 pikë, mbështetur edhe nga Poole me 23 pikë e Looney me 21 pikë e 12 rebound. Vendasit nuk hoqën dorë për asnjë moment nga fitorja, duke e merituar atë. Golden State i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e saj, duke i fituar ato.

Për Dallas u dallua Doncic me 42 pikë e Brunson me 31 pikë, por ata ishin të vetëm dhe të pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Në fundin e ndeshjes ishin të pafuqishëm për të fituar. Gjithsesi, dy takimet e radhës do të luhen në fushën e ekipit teksan, që do të synojë të rihapë kualifikimin.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, (1-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, 126-117 (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit