Curry udhëheq Golden State, kampionët e Warriors fitojnë finalen e parë

15 Maj 2019
8:27
Telesport
back button

Golden State fitoi 116-94 ndaj Portland në finale e parë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë e ndeshjeve. Ashtu sikurse pritej, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, siperiorë në parket gjatë gjithë kohës.

Edhe pse pa Kevin Durant, i dëmtuar, skuadra e Golden State ishte gjatë gjithë kohës në epërsi dhe ai që bëri diferencën ishte Stephen Curry, që realizoi 36 pikë. Mirë u paraqit edhe Klay Thompson me 26 pikë, ndërsa Green realizoi 12 pikë e 10 rebound.

Portland nuk arriti të rivalizojë edhe pse 5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Lillard 19 pikë shënueis më i mirë). Miqtë duket se ruajtën forcat për ndeshjen e radhës, duke qenë se kishin më pak kohë për të pushuar para kësaj finaleje të parë.

Dy takimet e para finale të play off-it do të luhen në fushën e Golden State dhe më pas seria do të transferohet në Portland. Nesër do të luhet finalja e parë play off edhe në Konferencën e Lindjes mes Milwaukee dhe Toronto.

Konferenca e Lindjes – Finale – Play off

Milwaukee – Toronto

Konferenca e Perëndimit – Finale – Play off

Golden State – Portland, 116-94 (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit