Cutrone: Kam shumë respekt për Milan-in për ta bërë një gjë t ë tillë

22 Shkurt 2020
23:06
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Fiorentina-s, Patrick Cutrone, ka folur për DAZN në përfundim të ndeshjes së mbyllur në barazim 1-1 kundër ish-skuadrës së tij Milan-it.

“Milan-i nuk do të jetë kurrë një kundërshtar për mua. Unë i falënderoj për gjithçka që më kanë dhënë dhe për duartrokitjet në fund”, ka thënë sulmuesi.

“U futa nga stoli me dëshirën e zakonshme për të fituar, kështu që ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë mirë pasi kemi mbetur me 10 lojtarë dhe kemi arritur të marrin një pikë”.

“Jam i lumtur me pikën, falënderoj tifozët vjollcë për mbështetjen dhe tifozët e Milan-it për përshëndetjen e tyre në fund të ndeshjes. Nëse do ta kisha shënuar unë penalltinë, nuk do të kisha festuar kurrë. Kam shumë respekt për Milan-in për ta bërë një gjë të tillë”, ka përfunduar Cutrone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit