Daiu: Kush janë këta huliganë, që duan të zbehin bukurinë e derbit?!

30 Shtator 2019
9:31
Alfred Lleshi
back button

Pas derbit të mbrëmshëm të kryeytetit, Tirana-Partizani 1-2, kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar. Përveç lojës dhe rezultatit, në fokus ka qenë atmosfera e ndezur mes dy tifozëria, dhuna dhe gjakosja para nisjes së supersfidës, parrullat e ndaluara për një mjedis sportive, etj. Kështu ka bërë edhe Përparim Daiu, ish-futbollist i Partizanit. Përmes faqes së vet në Facebook, ai tregon përse i ka shijuar më shumë kjo fitore e “demave të kuq”:

“1. Disa gazetarë apo media të caktuara harrojnë se janë asnjanës, dalin hapur në përkrahje të Tiranës, duke pompuar artificialisht si ekipin vendës në këtë rast, duke e konsideruar favorit.

2. Kush janë këta huliganë, që duan të zbehin bukurinë dhe respektin reciprok?! A e dinë ata që familje me traditë tironse themeluan Partizanin, si familja “Fagu”, Gjinali, Spahiu, Merja etj.,  po ashtu dhe Dinamon? A e dinë se brenda një familjeje, një vëlla bënte tifozllëk për Partizanin e tjetri për Tiranën; dy shokë, gjithashtu, dy miq apo kushërinj? Dhe nuk kishte me bukur. Ama ishin qytetarë e silleshin po ashtu, si në fitore dhe humbje.

3. Më bën për të vjellë, sepse “cim peket” në media e “cim peket” në stadium, që nxisin dhunë e urrejtje, nuk bëhen tironsa se bëjnë tifozllëk bardhë e blu. Tironsat e vërtetë janë edhe bardhë e blu, janë edhe të kuq, janë edhe mikpritës për ju “cim peket” e ardhur në Tiranë. Tironsit janë paqësorë e të nderuar.
… Mjaft e politizuat sportin, se iu futët edhe fëmijëve në gen persekucionin, duke qenë të gjithë pjesë e atij sistemi. Mjaft, mjaft, mjaft; se brezi i ri duhet të ushqehet me frymën e “fair play”, që të mbizotërojë respekti, ku fëmijët, gratë e motrat të argëtohen e të shijojnë emocionet dhe atmosferën që të jep prania në stadium”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit