Daja: Asgjë nuk është më normale, s’kam kontakte me asnjë klub tjetër

18 Dhjetor 2019
15:18
Alfred Lleshi
back button

Skënderbeu vazhdon rënien e lirë. Edhe në Gjirokastër, skuadra e Ilir Dajës nuk e ka evituar dot humbjen, edhe pse përballë Luftëtarit me 1001 halle, me trajner të ndryshuar, teksa zëvendësi (Neritan Novi) nuk drejtonte dot nga pankina, për shkak t6ë dënimit të Disiplinës. Bluzinjtë kjanë shënuar dy herë në portën e korçarëve, duke nxjerrë në pah krizën e Skënderbeut. Trajneri Daja pranoi pas ndeshjes situatën kritike: “Asgjë nuk është normale. Sot fitoi Luftëtari, sepse kishte më shumë dëshirë. Ne kishim probleme mungesash, luajtëm me 4-5 lojtarë të rinj.

Ata me eksperiencë, bashkë me mua, duhet të tregojmë që një ndeshje fitohet edhe kur ke probleme. Dëshira dhe sakrifica bën ndryshimin ndonjëherë. Me këtë gjë, Luftëtari shkoi te fitorja. Të gjithë duhet të mbledhin mendjen që janë lojtarë të Skënderbeut. Duhet të tregojnë se e meritojnë fanellën. Nuk ka lojtarë që do të largohen, kurse unë nuk kam kontakte me asnjë klub tjetër. Duhet të fokusohemi të gjithë te Skënderbeu. Klubi do të vendosë cili qëndron dhe jo, sipas politikave të tij”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit