Daja: Derbi fitohet për tifozët, na mjafton edhe gjysmë goli…

3 Dhjetor 2020
11:02
Alfred Lleshi
back button

Ilir Daja ka privilegjin e trajnerit që i ka drejtuar tri skuadra kryeqytetase, Dinamon, Tiranën dhe tashmë Partizanin. Ai do ta shikojë për herë të parë debin e madh si “dem i kuq”, duke sfiduar kampionët e vendit në fuqi. Në konferencën për shtyp, ai ka nënvizuar:

“Derbi është më shumë se një ndeshje për tifozët, pasi duhet fituar. E dimë që një fitore të jep një shtysë më shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Koka do të jetë e ftohtë dhe zemra do të jetë zjarr për ne në këtë ndeshje. Jemi me këmbë në tokë, sepse në historinë e derbit, kur pasur diferenca, nuk kishte favoritë. Tirana vjen si kampione dhe mes skuadrave nuk ka diferenca. Jemi në gjendje të mirë fizike, e dimë që do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë.

Dede ka qenë një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar dhe jo i vështirë për t’u menaxhuar. Ka një eskperiencë jo të mjaftueshme, por duhet ketë ai më shumë respekt për mua. Kam kohë që, kur ka marrë drejtimin e Tiranës, nuk e kam takuar.

Tifozët? E thashë që kjo ndeshje luhet për tifozëritë, që janë dy më të mëdhatë në Shqipëri. Janë një mungesë e madhe. Ne me tifozët kemi pasur një marrdhënie të mirë, pasi na kanë ndjekur gjatë këtyre ndeshjeve. E dimë që do të na ndjekin, edhe pse nuk do të jenë në stadium.

Formacioni? Kemi rregull që do të luajnë në fushë vetëm ata që janë në gjendje më të mirë. Asani dhe Llanaj, që të dy kanë pak kohë që janë stërvitur me skuadrën dhe nuk do të rrezikojmë. Ata na duhen jo vetëm për një ndeshje, por gjithë kampionatin.
Situata e Tiranës? Ka larguar lojtarët që nuk u janë dashur dhe ka afruar shumë të tjerë. Ne e respektojmë Tiranën për cilësitë që ka, por kemi një grup që ka bërë mirë deri më tani. Shtypi na nxjerr ne favoritë, por s’duhet harrojmë që Tirana është skuadër për t’u mundur. Nëse arrijmë të fitojmë me lojë dhe rezultat do të kemi një bonus për vazhdimësinë.

Për mua ka rëndësi të fitojmë edhe me gjymsë goli, pasi vlejnë vetëm 3 pikët. Unë kam drejtuar 4 derbe, kam drejtuar edhe Dinamon dhe nuk e kam problem këtë pjesë. Që në momentin e parë që kam marrë Partizanin e kam thënë që kemi dy plane, edhe nëse nuk hapet merkatoja. Ajo që nuk fshihet është reparti i mbrojtes, ku kemi vetëm 4 lojtarë, ndryshe nga repartet e tjera, që i kemi të dubluara. Është një kampionat i gjatë dhe mund të ketë probleme në këtë repart. Duhet të presim javë pas jave për të dalë me një objektiv.

Fusha e “Air Albania”, ku do luhet derbi? Stadiumi i ri është më i miri në Shqipëri, duhet përshëndetur. Ne na intereson fusha, pasi nuk kemi tifozë. Për ne është problem gjendja e saj, pasi e qarkullojmë shumë topin. Kur e pashë fushën dje nuk nuk jam ndjerë mirë. Ky derbi mund të luhej në stadium tjetër, që mund ta vendoste Tirana, sepse është organizatore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit