Daja: Duhet të gjejmë forcën të reagojmë, kjo është ajo që nuk më pëlqeu

2 Nëntor 2019
19:30
back button

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, ka analizuar humbjen e rëndë të pësuar kundër Laçit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për Supersport, ai ka thënë:

“Ka qenë një ditë jo për ne, sepse e kemi nisur ndeshjen me gol. Më pas kemi bërë ndërrime të detyruara dhe kjo na e ka bërë ndeshjen më të vështirë. Disavantazhi është shumë i rëndë për ekipin”.

“Ajo që nuk më pëlqen mua është se ne duhet të sillemi njësoj si kur jemi në avantazh, ashtu edhe kur jemi në disavantazh. Kundërshtari vinte më shumë lehtësi në zonën tonë, duhet më shumë përgjegjshmëri nga lojtarët”.

“Krasniqi?  E patë që edhe pesë minutat e fundit të pjesës së parë për të marrë një konfirmim për gjendjen e tij, sepse ka dy-tre javë që është i dëmtuar. Ndërrimi ishte i sforcuar, por lojtarët duhet ta dinë se çfarë përfaqëson fanella e Skënderbeut”.

“Duhet të gjejmë forcën që të ringrihemi, duke filluar nga unë i pari. Nëse kemi treguar dy fytyra, kjo do të thotë se kemi mundësinë për të shkuar përpara. Rezultati nuk mund të vijë me situata spontane, por të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, duke filluar nga unë i pari. Besoj se do  t’i gjejmë këto forca. Karakteri i fituesit del edhe në situatat e vështira”.  

“Pse refuzova ofertën e Shkëndijës së Tetovës? Ofertat janë një vlerësim për mua, por unë do të vazhdoj te Skënderbeu. Shpresojmë të bëjmë më të mirën këtu, edhe pse nuk mund të flasim për plane afatgjata. Do të vazhdoj t’i drejtoj këto djem siç kam bërë në çdo ekip tjetër dhe besojmë se do të bëjmë gjëra të mira. Nuk kam asnjë pendesë, jam në një moshë që i mendoj shumë mirë zgjedhjet e mia”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit