Daja: Fitore për Vlorën, e ardhmja ime varet nga një gjë

18 Maj 2019
19:18
back button

Ilir Daja vijon të bëjë mrekulli në Vlorë, aty ku tifozët po e vlerësojnë jashtëzakonisht pë sakrificat.

Në "Gol pas goli" në Supersport trajneri i Flamurtarit ka folur për fitoren ndaj Laçit, respektin ndaj vlonjatëve dhe të ardhmen e tij…

"Së pari, synonim ta mbyllnim me fitore para tifozerisë sonë, sepse ishte ndeshja e fundit. Fitorja i kushtohet gjithë qytetit të Vlorës, sepse është veçanti e këtij qyteti që të mbështet edhe në momente të vështira.

"Në pjesën e parë luajtëm mirë, u dhamë pak hapësira kundërshtarëve. Patëm pak probleme në fillim të pjesës së dytë, diçka normale me të rinjtë e shumtë që kemi. Pozitive ishte që përveç lojtarëve veteranë, më jep shumë kënaqësi që edhe të rinjtë që luajtën sot, titullarë apo jo, u paraqitën shumë mirë dhe pati një ndërthurje shumë të mirë. E merituam fitoren dhe është për gjithë Vlorën.

"E ardhmja? Kemi bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, kemi qenë të bashkuar për të përballuar problemet që i dimë të gjithë. Zgjedhja e parë e imja do jetë Flamurtari, sigurisht nëse do ketë ndryshim të situatës. Do të presim me qetësi, ia kam kaluar shumë mirë në Vlorë dhe nëse gjërat ndryshojnë, Flamurtari është prioritet për mua.

"Menaxhimi i problemeve? Më kanë ndihmuar shumë lojtarët, me përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, që më kanë motivuar edhe mua, në gjithë ato situata që kemi kaluar".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit