Daja flet hapur, tregon futbollistët “problematikë” të Flamurtarit

15 Dhjetor 2018
19:18
Eraldo Harlicaj
back button

Një fitore e rëndësishme për trajnerin Ilir Daja dhe Flamurtarin e tij që mori fitoren e dytë radhazi. Pas fitores me Laçin me rezultatin 1-0, është sërish i njëjti rezultat dhe me Kamzën. Tekniku shfaqet disi më i lehtësuar dhe pavarësisht se skuadra e tij gabon dhe ka vështirësi, për të të rëndësishme janë pikët dhe vazhdimësia.

Fitorja  – “Ishte një rezultat shumë pozitiv, sepse dhe Kamza bëri një lojë të mirë. Besoj se në këto kushte dhe duke qenë se është ndeshja e parafundit e gjysmës së sezonit, nuk prisnim spektakël. Nuk jemi mësuar të luanim me topa të gjatë. Alvesh dhe Torasa kanë sakfirikuar ashtu si i gjithë ekipi, pasi sakrifikojmë të gjithë bashkë për t’u pozicionuar aty ku duam”.

Mungesat- “Për të ndërtuar një ekip të mirë duhen që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion, por disa lojtarë vetëm këto javët e fundit kanë kapur ritmin, e kam fjalën për Torassa, Elton Cale, Danilo Alves. Kemi edhe një ndeshje tjetër me Tiranën, pastaj do të shohim çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar disa gjëra”.

Lodhja fizike – “Ishte e pritshme, nuk funksionoi gjithçka si duhej dhe skuadra u sforcua për të ndërtuar e për të mbrojtur. Shumë lojtarë ende nuk i kanë 90 minutat në këmbë, Elton Cale hera e parë që luajti një ndeshje të plotë, po ashtu disa lojtarë kanë ende nevojë për kohë dhe po të ishin në formë, nuk do kishim probleme në fundin e takimit. Kemi nxjerrë në nxehje 12 lojtarë, pasi kishim Danilo Alves në dyshim. Duke parë gjendjen e terrenit, e dinim që do ishte shumë e vështirë të gjenim golin, por sot na buzëqeshi edhe fati”.

Pjesa e dytë e sezonit – “Të shohim, ka disa gjëra që duhen analizuar dhe nuk duhet të fluturojmë me objektivat, por nuk është e thënë që të mos ndryshojnë rrugës”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit