Daja harron gabimet: Meritat e lojtarëve, e kishim përgatitur gjithçka me detaje

9 Nëntor 2019
15:41
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja foli pas ndeshjes së fituar kundër Bylisit me rezultatin 2-3. Ekipi korçar vuajti, por mori 3 pikët. 

Vendosja me 5 mbrojtës – “E kishim punuar ndeshjen me 5, pasi kishim mungesa. Duke shtuar dhe Ditën e Dajën që nuk ishim dhe menduam të kalonim me mbrojtje me 3 dhe duke qenë se nuk e kishim praktikuar vendosëm të luanim me 5. Vitija dhe Elezi luajtën për herë të parë, Krasniqi dhe Pëllumbi sakrifikuan”.

Dëshira – “Sot fituam me dëshirë. Kjo lojë ishte e luftuar dhe do të fitonte ai që do të shfrytëzonte rastet. Na buzëqeshi fati ne, pasi dhe e kemi kërkuar. Meritat e lojtarëve”. 

Sulmi – “Po të shohësh Bylisin shtyhet shumë përpara dhe krijon boshlliqe në linjën e mbrojtjes. E kishim punuar për ta shfrytëzuar. E kemi menduar mirë, pasi na doli”. 

Përmbysja e Bylisit – “E rëndësishme që fituam, pasi na duhej kjo fitore për moral. Më vjen keq me golin e dytë të pësuar, pasi nuk humbëm dyluftimin e parë, por të dytin. Kjo më shqetëson shumë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit