Daja i acaruar: Asnjë penallti nuk ishte, kaq shumë “gabime njerëzore” ndaj nesh?!

21 Janar 2020
19:50
Eraldo Harlicaj
back button

Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Partizanit në një ndeshje ku skuadra korçare tregoi karakter. Trajneri Ilir Daja është shfaqur shumë i zhgënjyer me gjykimin në deklaratën e tij pas ndeshjes në emisionin “Gol pas goli”, në Supersport. 

Fitorja – “Sot treguam forcë karakteri me përmbysjen dhe e kisha thënë se duhej të djersisnim për të fituar. Partizani prodhoi lojë, edhe ne prodhuam, por mund ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen. Fitorja ndaj kampionëve na jep moral”.

Kartoni i Brojës– “Ishte e barabartë ndeshja deri në atë moment. Dalja e një lojtari ndikon në futbollin shqiptar. Duhet ta kishim shfrytëzuar më mirë daljen e Brojës, por kur merr trepikëshin gjërat mbyllen brenda këtij trepikëshi”.

Penalltitë– “Pollozhani humbi ekuilibrin nga shtyrja e lojtarit të Partizanit. Kur është rrëzuar instiktivisht bëri veprimin e gabuar. Mendoj që ishte faull në favorin tonë, ka shtyrje të lojtarit të Partizanit. Sikur të kem 3333 persona kundër, unë jap mendimin tim.

E dyta penallti – “Nuk po bëj koment fare. Dua të them që nëse shikohet moviola deri tani e Skënderbeut. Kemi vetëm një rast në favor dhe rreth 15 raste në disfavor. Janë gabime njerëzore 1 kundër 15? Ky është një fakt që nuk e kundërshton njeri”.

Dita – “S’jam dakord me protestën e Ditës. Në vazhdimësi edhe ne punojmë që të marrim atë që na takon. Pavarësisht se është një sjellje jo e duhur e kapitenit, janë gjëra të akumuluara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit