Daja i jep lamtumirën Flamurtarit, trajneri guximtar merr drejtimin!

29 Qershor 2019
14:47
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja e ka mbyllur me ekipin e Flamurtarit. Numri një i stolit nuk ka ndërmend të presë më premtimet e administratorit Sinan Idrizi. Klubi është në ajër, pa rroga, me borxhe, pa ekip dhe pa administratë, praktikisht në nivelin nën zero! 

Një emër surprizë ka dalë për të marrë drejtimin e skuadrës vlonajte. Supersport raporton se Julian Ahmataj mund të jetë afër bregdetarëve. Ky i fundit drejtoi Luftëtarin në sezonin që lamë pas duke bërë mrë. 

E shpëtoi në Superiore dhe luajti dhe gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Largimi? Me probleme dhe akuza, por askush nuk i heq meritat për punën e bërë. Flamurtari mund të jetë një projekt shumë i rrezikshëm, por Ahmataj është mësuar me presion, pasi ka drejtuar më herët Kamzën dhe së fundmi Luftëtarin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit