Daja: I kënaqur, tani nis sulmi final!

17 Mars 2019
16:17
back button

Trajneri i Flamurtarit Ilir Daja ka mbetur i kënaqur nga barazimi në Laç, në një fushë të vështirë dhe ndaj një rivali "të uritur". Edhe pse me një skuadër të gjymtuar, ku mungonte edhe Batha për pezullim, Flamurtari luajti mirë dhe tashmë sheh me qetësi nga vazhdimi i kampionatit, aq më shumë që deri në fund të marsit kuqezinjtë nuk do të luajnë asnjë ndeshje (do të fitojnë në tavolinë ndaj Kamzës).

BARAZIMI – "Me atë që prodhuam jemi të kënaqur me barazimin. Kishim përballë një ekip të motivuar nga ndërrimi i trajnerit, Laçi e kontrolloi fushën dhe natyrisht jam i kënaqur, sepse mundësitë për të tentuar diçka më shumë nuk ishte e mundur.

VENDI I KATËRT – "Do të luftojmë deri në fund, sepse i kemi mundësitë dhe distanca në pikë është e vogël. Me kthimin e Bathës do jemi më të qetë, sepse çdo mungesë nga shqetëson shumë. Tani kemi gati 3 javë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës në Vlorë, ndaj mendoj se do të jemi gati për të nisur sulmin final për të arritur synimin që ka edhe klubi.

FORMACIONI – "Sukaj nuk i ka 90 minutat, e falënderoj që sakrifikoi, ndërsa Ribaj bëri shumë punë në një pozicion jo të tij. Mungesa e Bathës na prishi shumë punë, nuk kishim mundësi për ndryshime taktike apo zëvendësimet që donim. Rrapaj? Sot luajti si ekran para mbrojtjes, në vend të Bathës. Tregoi personalitet dhe është ingranuar goxha mirë me pjesën tjetër të titullarëve.

TË RINJTË – "Nuk janë të sapoardhur, kanë që në verë që stërviten me ekipin e parë, edhe pse natyrisht nuk kanë pasur shumë minuta. Tani po luajnë dhe do të japin kontribut për një pozicion sa më të mirë në renditje, ndërsa në të ardhmen mund të jenë pjesë e rëndësishme e Flamurtarit".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit