Daja i shkel syrin Partizanit: Ofertë e mirë, kënaqësi t’i drejtoj!

30 Korrik 2020
16:52
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja arriti objektivin e tij që të nxirrte Skënderbeun në Europë, pavarësisht se “Ujqërit” janë të dënuar dhe nuk mund të marrin pjesë. Numri një i stolit foli pas ndeshjes kundër Partizanit dhe konfirmoi se ka marrë një ofertë të mirë nga ish-kampionët.

“Kemi bërë një kampionat të vështirë, arritëm të dilnim në vendin e katërt në një kampionat të çuditshëm. Duhen problemet që kemi pasur. Ia dedikoj Korçës këtë fitore, presidentit dhe gjithë djemve këtë sukses. Kanë pasur shpirt skuadre, pasi janë djem të shkëlqyeshëm. Është një qytet që të mbështet për të punuar. Uroj të vijë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale e Zvicrës. Skënderbeu i duhet Shqipërisë, pasi na ka prezantuar mirë në arenën ndërkombëtare.

“Partizani? Të jesh në vëmendjen e Partizanit, sigurisht që është një bonus shumë i madh. Unë kam drejtuar dy nga skuadrat e kryeqytetit, Dinamon dhe Tiranën. Kështu që një tjetër ekip me goxha traditë i futbollit shqiptar është Partizanit. Nëse arrihet një akord, do ishte kënaqësi të drejtoja Partizanin.

“Sot jam trajner i Skënderbeut. Kam respekt për ju, më lini ta shijoj pjesën e Skënderbeut dhe të pushoj këtë javë. Më pas do të mësoni cilin ekip do drejtoj. Pjesa e vështirë ka qenë që nuk ka ardhur vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës. Partizani është një mundësi shumë e mirë, është një ofertë për t’u respektuar në maksimum”, tha Daja në mbyllje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit