Daja i zhgënjyer: Faji im, vuajtëm nga nënvlerësimi

25 Janar 2020
16:30
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka dalë i zhgënjyer nga ndeshja e fituar ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0. Ai ka pranuar se skuadra vuajti shumë dhe kishte njëfarë nënvlerësimi për skuadrën kundërshtare pas fitores me Partizanin me rezultatin 3-2. 

EUFORIA – “Fitorja ndaj Partizanit ndikoi. Kemi punuar t’i ulnim lojtarët me këmbë në tokë. Kemi bërë njëlloj dhe në fillim të kampionatit, mirë me ekipet kryesuese të tabelës dhe kemi vuajtur me ekipet e tjera, si sot me Flamurtarin. Ata luajtën hapur dhe duhen komplimentua. Nuk kishim ritëm, ky ishte problemi ynë sot”.

SULMI – “Kur nuk ka manovra sulmuese, fajin e merr trajneri. Kjo është puna ime dhe e stafit. Jemi munduar ta largojmë nga problemet skuadrën. Lojtarët duhet ta fusin në kokë se duhet të sillen si me Partizanin, ashtu edhe me Flamurtarin. Në fund klasifikimi bëhet sipas pikëve dhe fitoret vlejnë njëlloj me çdo ekip”.

FITORJA NDAJ PARTIZANIT  – “Kur fituam me Partizanin, u thashë të ulemi me këmbë në tokë. Këto ndeshje i kemi më shumë problem se sa me ekipet e forta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit