Daja: Jemi të ngarkuar, do të mbetemi në merkato!

24 Gusht 2019
21:36
Eraldo Harlicaj
back button

Lojë e dobët, por të rëndësishme janë pikët, këtë mendon trajneri Ilir Daja pas ndeshjes së fituar me shumë vuajtje ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0. 

Fitore – “Para ndeshjes e kam thënë se duhet të ishim pragmatistë dhe kishim vetëm 2 javë në dispozicion. Muskujt i kanë të rënduar dhe nuk kanë shpejtësi veprimi në zona të vogla. Të rëndësishme ishte që të merren 3 pikët”. 

Merkato – “Do vazhdojmë të jemi aktivë në merkato, pavarësisht se lojtarët e mirë që bëjnë diferencën ishin me ekipe. Kishim pak mundësi për të thithur elementë pozitive, por do të jemi në merkato”. 

Mbrojtja – “Kemi dy lojtarë në qendër të mbrojtjes. Turtulli dhe Pollozhani janë të vetmit dhe nuk kemi alternativa. Dita mund të spostohet, por ka sakrifikuar, pasi ka patur dëmtim para 3-4 ditësh”. 

Rastet e humbura – “Muskujt janë të ngarkuar dhe te porta mund të bënim më mirë. Kemi potencial për të bërë më mirë. Duhet të jemi më shumë në ekuilibër. Duhet të përmirësohemi fizikisht”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit