Daja: Kemi bërë maksimumin me problemet që kemi

3 Mars 2019
19:08
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka komentuar barazimin 1-1 të marrë në shtëpi kundër Kastriotit. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për emisionin "Gol pas Goli": 

Për ndeshjen: "Ishim përgatitur për ta fituar ndeshjen dhe besoj se kemi bërë gjithçka mirë në pjesën e parë, duke mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre". 

Për dëmtimet: "Ndërrimet i kam vonuar sepse në stol kisha vetëm 3 lojtarë të ekipit të të rinjve dhe sepse Sukaj është një lojtar me eksperiencë. Me kontigjentin që kishim në dispozicion kemi bërë maksimumin, edhe pse barazimi 1-1 në fushën tonë nuk është i pranueshëm". 

Për objektivat: "Na vjen keq sepse një fitore sot do të na ngjiste në vendin e katërt. Me lojtarët që kemi besoj se do të bëjmë më të mirën e mundshme që ta pozicionojmë veten në pjesën e sipërme të renditjes".

Premtimi: "Premtime nga lart? Po, e kemi marrë dhe shpresojmë që gjërat të zgjidhen. E kam përsëritur disa herë se lojtarët e vjetër janë gjithmonë në mbështetje të stafit dhe jemi një grup që vazhdojmë të shikojmë përpara, pavarësisht kontigjentit të limituar".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit