Daja me këmbë në tokë: Tirana favorite, Skënderbeu e ka mbyllur ciklin

13 Shtator 2019
14:51
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Tiranës në kryeqytet. Fillimi ishte shumë pozitiv për ekipin korçar me dy fitore në 2 ndeshjet e para, por humbja ndaj Bylisit i ka shokuar të gjithë. Numri një i stolit pranon se skuadra e tij po përballet me një cikël të ri dhe duhet të mësohet me këtë gjë. 

Pushimi i kampionatit – “Këtë pushim kampionati më shumë u morëm me taktikë individuale dhe jo në grup. 3-4 lojtarë i kam pasur të dëmtuar ndërsa të tjerë me gjende gripale. Me kaq mungesa dhe lojtarë titullar është e vështirë të bëhet konsolidimi i manovrës.

Minus kanë qenë futbollistët me ekipet kombëtare si te Shqipëria, ashtu edhe te Kosova. Kishim 40% të ekipit dhe menduam për stërvitje individuale sesa në grup”, – tha Daja. 

Kalendari – Numri një i stolit flet dhe për ndeshjet e shpeshta dhe mendon se kjo do të ndihmojë skuadrën të konsolidohet. “Kemi një shans të mirë ku përveç javës që vjen se kemi Kupën, ka ndeshje çdo 1 javë dhe ka kohë edhe për të rinjtë që të hyjnë në skuadër pasi ka shumë gjëra për të përmirësuar”. 

Tirana – Daja tregohet me këmbë në tokë dhe thekson se Tirana është më pretendente se Skënderbeun për ndeshjen e nesërme. “Tirana është favorit më shumë se Skënderbeu pasi e ka nisur herët stërvitjen. Ka bërë një merkato që dihet dhe pretendojnë për t’u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa ne nuk duhet ta shohim si Skënderbeu që bëri histori, por duke u ngjitur me Skënderbeun që kanë dëshirë të gjithë për të parë. Sido që të jetë gjendja e Skënderbeut, çdo ndeshje shkojmë për fitore edhe pse ka 3 rezultate. Do të shkojmë me idenë për të marrë maksimumin por edhe barazimi do të ishte mirë për gjendjen ku jemi”, tha Daja. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit