Daja: Nuk dua të mërzis lojtarët që kam, por merkato…

9 Dhjetor 2018
19:18
Anton Cicani
back button

Pas suksesit të arritur ndaj Laçit, jo pa vështirësi, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, komentoi këto 3 pikë për Supersport. Në emisionin "Gol pas goli", tekniku i kuqezinjve foli për ndeshjen, rezultatin dhe ekipin e tij.

"Eshtë normale të vuash, sepse luanim me një 17 vjeçar të cilin e përgëzoj. Alves kthehej pas dëmtimit dhe bëri mjaft mirë. Disa ndërrime të sforcuara, pasi nuk janë rolet natyrale. Me ardhjen e gjithë kontigjentit, do të kemi rritje. Jo këto dy javë, sepse në këto do të shfrytëzojmë energjitë që kemi. i dimë pikat e forta dhe të dobëta. Besoj se do të kemi më shumë mundësi që dhjetë minutat e fundit të mos i përsërisim. Duhet ta çonim 2-0 dhe patëm shanse".

Vazhdimësia po mungon, sa i përket rezultateve pozitive. "Për ta thënë shkurt, ne nuk kemi luajtur kurrë me kontigjentit e plotë. Jam ndikuar nga dëmtimet dhe mungesat".

Pse nuk u aktivizuan Ribaj apo Beqaj në të djathtë? "Dy ndërrimet që bëmë ishin të detyruara, Pollozhani dhe Cale. Vuajtëm dhe e dija. Pollozhani doli pas 15 minutash, edhe Cale ishte i detyruar. Nuk kisha lojtarë për pozicionet natyrale".

 

Shumë pak gola, edhe pse me sulm super. Vetëm 14 gola. Si zgjidhet? "Nëse thoni një sulm super, i referoheni disa lojtarëve me cilësi individuale si Torasa, Cale dhe Alves. Po të shihni minutazhin, është i kufizuar. Nuk kanë qenë edhe në gjendjen më të mirë fizike, nisur nga Torasa dhe vazhduar me Alves e Cale. Kur këta lojtarë të vijnë formë, me ndonjë pëforëcim në merkato, nëse do gjenden lojtar cilësor, mund të bëjmë afrime".

Cili repart duhet përmirësuar? "E përsëris, do të doja gjithë kontigjentin në dispozicion. Ia lamë janarit, pasi këto dy javë nuk dua që lojtarët të më mërziten, duke thënë "pse ne nuk jemi paraqitur mirë?!".

Ngërçi financiar a do të zgjidhet? "Nëse do të më pyesësh për këto gjëra, nuk kam qenë asnjëherë i informuar. Trajneri qëndron larg anës financiare. Natyrshëm, do të shlyhen pagesat, pasi te Flamurtari kurrë nuk ka ndodhur".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit