Daja pranon gabimet, tregon arsyen e humbjes ndaj Partizanit

24 Tetor 2019
17:14
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja e ka pranuar humbjen ndaj Partizanit me rezultatin 3-1 në Tiranë. Skuadra e tij u mposht dhe tekniku e pranon se mungesa e grupit ka ndikuar dhe te humbja ndaj kampionëve. Daja i vë fajin mungesave të rëndësishme në ekip për disfatën në “Selman Stërmasi”.  

Humbja – “Dëmtimi i Taipit ndikoi, pasi e kishim përgatitur sfidën me të. Luajtën dy lojtarë të rinj dhe bënë paraqitje të mirë. Bregu mungoi, Krasniqi e Muzaka, iu shtua dhe Taipi dhe u detyruam të modifikonim. Luajtëm me futbollistë 18-19-vjeçarë dhe kishim përballë Partizanin që është i kompletuar. Gabuam në dy golat e parë, më pas gabuam dhe te goli i tretë. Nuk ia dolëm të reagonim”. 

Mbrojtja – “Reparti që u ndërtua më vonë ishte mbrojtja dhe sot luajmë me Ditën që nuk e ka pozicion natyral. Luajmë dhe me Pëllumbin mbrojtës të majtë që nuk është në rolin e vet. Turtulli na vështirëson punën prej dëmtimin. Kishim të njëjtën mbrojtje me Kukësin dhe luajtëm mirë. Kemi probleme në mbrojtje jo vetëm për shkak të mungesës së lojtarëve, por dhe për shkak të pjesës ofensive të ekipit”.

Ngadalësia në veprime – “Nëse bën presing lart do të kesh probleme me hapësirat mbrapa dhe në mbrojtje. Dita ka ende reflekset e mesfushorit, por dhe mbrojtësit anësor kanë mungesë eksperience. Të marrësh top pas shpine prej 60 metër do kesh probleme. E kishim trajtuar dhe ndryshimin e krahut të lojës së Çinarit dhe Asanit, por duhet të mbështesim lojtarët e rinj”.

Otto Xhon – “Përmenda disa emra që ja vlen të investohen. Dua të përgëzoj Elezin që luajti me personalitet, pavarësisht se ishte ndeshja e parë. Otto Xhonin do e shoh me më shumë qetësi, por ai duhet ta fitojë vetë fanellë. Krasniqi luan në sulm dhe është ndër pikat e forta. Do ketë shanse, por duhet t’i shfrytëzojë”.
Frikë për goleadë? – “Të drejtosh Skënderbeun sot mund të kesh këtë lloj frike, por nuk e ndjeva, pasi Partizani nuk ushtroi presion mjaftueshëm. Kisha frikë, pasi kur sulmonin kishim mungesë ekuilibrash. Me kalimin e minutave, futbollistët e morën lojën në kontroll”. 

    

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit