Daja: S’mund të bëjmë mrekulli, por nuk dorëzohemi

28 Prill 2019
21:27
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar në fushën e Skënderbeut. 

"Problemi ishte temperatura që goditi Veliun dje në darkë dhe na detyroi të ndryshonim planet", ka thënë Daja për Supersport.  "Aktivizuam Mustën në krahun e djathtë të sulmit dhe Ribajn në të majtë. Më pas Musta u zhvendos në të majtë dhe Kotobelli kaloi në qendër". 

"Nuk është e lehtë të luash në këto kushte. Gjithsesi, meritat e Skënderbeut nuk mund të mohohen. Falënderoj të rinjtë për paraqitjen e tyre",. 

"Vetëm një gjuajtje në kuadrat? Kemi bërë shumë goditje që nuk kanë përfunduar në kuadrat. Me gjithë këto zhvendosje nuk mund të presim mrekulli". 

"Problemet ekonomike? Deri më sot nuk kemi parë lojtarë të dorëzuar. Gjithsesi, nuk është e lehtë të luash kur ke probleme të tilla, veçanërisht kundër një Skënderbeu në këtë formë. Pavarësisht nga kjo, nuk do të dorëzohemi deri në fund", ka përfunduar trajneri i Flamurtarit.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit