Daja: Sot fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës

8 Dhjetor 2019
18:40
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka komentuar humbjen e pësuar në fushën e Teutës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai ka thënë:

“Sot duhet të luftonim më shumë në fushë. Mendoj se ndeshje duhej të dilte barazim, sepse u vendos nga një episod dhe një shpërqendrim. Gjithsesi, ajo që nuk funksionoi sot dhe që e kemi patur armën tonë më të fortë, ishte sulmi i shpejtë”.

“Teuta, sidomos në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, u hodh në kërkim të golit duke lënë shumë hapësira mbrapa. Kemi humbur një ndeshje që nuk duhej ta humbnim. Megjithatë, në fund ka fituar rikthimi i jetës sportive në Durrës. Sot nuk kishte humbës”.  

“Në do të luftojmë deri në fund dhe do të vazhdojmë të ecim përpara. Merkato? Nëse do të kemi kërkesa që klubi do t’i shikojë të arsyeshme, atëherë do të kërkojmë t’i zëvendësojmë lojtarët që mund të shiten, edhe pse janari nuk ofron shumë zgjidhje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit