Daja tregon mënyrën e fitores: Sakrifikuam të gjithë së bashku!

16 Janar 2021
16:10
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka folur pas fitores kundër ekipit të Skënderbeut. “Demat” fituan në një fushë të mbuluar me akull në fushën e stadiumit të Korçës.

“Nuk e kishim studiuar kundërshtarin dhe nuk e kishim menduar këtë terren. Mbizotëroi shpirti i lojtarëve dhe fillimi i mirë i lojës. Në pjesën e dytë nuk lëshuam territor, por në të tilla kushte duhet të mbrohesh dhe të luash me topa pas shpine.

“Sot meritën e kishin të gjithë, por sakrifica e lojtarëve solli këtë triumf. Këshilla e vetme ishte që të luajmë më topa të gjatë, jo me kombinacione. Të mbështesnim për topin e dytë dhe të vinim në vështirësi kundërshtarin.

“E bëmë shumë mirë dhe lojtarët me sakrificën e tyre na dhanë fitoren sepse kishte rëndësi trepikëshi. Ne përgatitemi gjithmonë me goditje standarde, por sot u nda mirë zona e lojtarëve të faulle. Skemat sot ishin në plan të dytë. Do veçoja Bardhin, Asanin dhe Malën, që janë lojtarë teknikë, por sot u bashkuan me pjesën tjetër të skuadrës dhe u futën në dyluftime.

“Korçarët i kam kundërshtar vetëm dy orë dhe shpresoj të ngjiten në renditje. Cordeiro? E dinë mjekët, por nëse do jetë në gjendje ka shanse për të qenë në derbi me këtë paraqitje që bëri sot. Një pjesë e tyre ishin në ekipin tim dhe jam krenar që u pozicionuam në vendin e katërt”, u shpreh Daja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit