Daja zbulon filozofinë e re të Skënderbeut: Kemi një qëllim të qartë!

31 Gusht 2019
14:12
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka dalë të flasë para gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bylisin në Korçë. Numri një i stolit e pranon se nuk e prisnin që të kishin 6 pikë në dy ndeshjet e para. 

“Nuk e prisnin të kishim pikë të plota, pasi nuk kemi shumë që kemi nisur përgatitjet si ekip. Në të ndeshjet besuam deri në fund, pasi ku ekip e ka mentalitetin e fituesit. Duhet të jemi mirë psikologjikisht, nëse duam që t’i bëjmë gjërat për të ecur përpara”. 

Bylisi – “E njoh mirë, pasi kanë kanë 2 vite bashkë. Ata kanë pak ndryshime në grup. Kanë bërë mirë, pavarësisht se nuk kanë marrë rezultate. Nëse duam të fitojmë me ballshiotët duhet të harrojmë dy fitoret e para dhe të djersisim shumë në fushën e lojës. Lojtarët me eksperiencë duhet të japin maksimumin që të jemi në ekuilibër”. 

Formacioni – “Ekipi që fiton nuk ndryshohet, por në bazë të kundërshtarit duhet të përshtatemi. Mendoj se do të jetë grupi që ka luajtur dy ndeshjet e para dhe gradualisht do të shkojmë drejt konsolidimit si ekip, të gjejmë formacionin bazë për të gjitha ndeshjet”.

Filozofia – “Lojtarët me eksperiencë do të mundohen të shtyjnë përpara dhe futbollistët e rinj, pasi kjo është filozofia e Skënderbeut. Duam të shesim futbollistë, pasi kështu mund të përmirësohen bilancet”. 

Takaj – “Kemi folur deri vonë dhe mund të afrojmë ndonjë element që mund të na shërbejë në vazhdimësi. Të shohim nëse mund t’ia arrijmë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit