Daja zbulon strategjinë: Ja si e mundëm Tiranën

23 Nëntor 2019
18:43
back button

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për Supersport pas ndeshjes së fituar kundër Tiranës. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai: 

“E kemi vlerësuar maksimalisht Tiranën, sepse ka një ekip të mirë. Mangësia e lojtarëve me eksperiencë na e vështirësoi pak manovrën, megjithatë kishim menduar të mbroheshim mirë dhe të dilnim me kundërsulm. Sigurisht, ky nuk është stili ynë, por ndonjëherë është më e rëndësishme të merren pikët”.

“Dënimi i UEFA-s? Nëse nuk do të ishte ky dënim, do të ishte një Skënderbe tjetër. Gjithsesi, edhe pse jemi pezulluar nga Europa, lojtarët kanë dëshirë të luajnë dhe të fitojnë”.

“E ardhmja e Gripshit? Ne urojmë që jo vetëm Gripshi, por çdo lojtar që do të kishte një ofertë të mirë për vete dhe klubin, do të ishte një gjë e mirë për Skënderbeun. Në fund fare, kemi mbrapa një grup të rinjsh që duan të veshin fanellën e titullarit. Elezi është 18-vjeç dhe sot u prezantuar mjaft mirë në ato minuta që luajti”.

“Takimi me Hallin dhe Idrizin? Nuk e mohoj. Ka qenë një kafe që mund ta pi me çdo president”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit