Dalin pamjet e stadiumit të ri të Napolit, “San Paolo” fillon të çmontohet

1 Maj 2019
13:11
back button

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm “San Paolo” do të ketë një “fytyrë” ndryshe. Stadiumi i Napolit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni, që do e ndryshojë tërësisht atë.

Prej kohësh ka pasur kritika se stadiumi është jashtë çdo standardi për të pritur ndeshje të niveleve të rëndësishme. Për këtë, puna ka filluar që tani duke filluar me heqjen e stolave prej kauçuku, ndërsa në verë pritet të fillojë punë intensive, me synimin e rindërtimit të stadiumit, me qëllimin që ta gjejnë ta gatshëm për sezonin e ardhshëm.

Ka mundësi që Napoli t’i luajë në një stadium tjetër disa ndeshje të sezonit të ardhshëm, derisa punimet të përfundojnë plotësisht. Ndërkohë në mediet italiane kanë qarkulluar fotot e para sesi do të jetë stadiumi i ri “San Paolo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit