Dalipi akuzon: Drejtuesit donin të ndërhynin në skuadër!

23 Gusht 2019
17:17
back button

Klevis Dalipi u largua nga drejtimi i Luftëtarit dhe ashtu siç raportoi para pak çastesh Telesport, arsyeja e vërtetë janë ndërhyrjet. Elbasanasi ka folur hapur në lidhje me këtë çështje. Numri një i stolit nuk ka pranuar sygjerimet e drejtuesve për të aktivizuar futbollistë të caktuar dhe kjo ka sjellë divorcin me gjirokastritët. 

“Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, kjo është ajo gjëja që më bën shumë pesimist për të ardhmen. Në këndvështrimin tim unë kam marrë një skuadër me të gjithë problemet që kisha për të përballur denjësisht një Tiranë të fortë me shumë blerje në këtë sezon, një Tiranë me histori të madhe.

“Më vjen keq për lojtarët, për qytetin, për skuadrën sepse Luftëtari është një skuadër që do kalojë shumë trajnerë dhe shumë lojtarë por kjo është një gjë legjitime që nuk ndryshon. Ata mund të marrin trajner tjetër që mund të pranojë edhe kërkesat e tyre, por unë jam i parimit që drejtuesit sugjerojnë dhe trajneri vendos pastaj se si është skuadra, se si dl luajë apo lista e lojtarëve që shumë herë paragjykohet”, – tha Dalipi në një prononcim për Top Channel. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit